Katër grave shtatzëna u kanë dalë rezultatet e testeve për koronavirus
14 maj 2020
| 08:59
Katër gratë shtatzëna, të cilat janë të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë rezultuar negative në Covid-19. Lajmin për to e ka dhënë drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, dr. Jakup Ismajli. “Mund t’ju konfirmoj se katër pacientet shtatzëna kanë rezultuar negative në testet që janë kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, ka deklaruar Ismajli.
Katër shtatzënat dyshoheshin se ishin infektuar me koronavirus pasi kishin shfaqur simptoma. Njëra prej tyre dje ka sjellë në jetë fëmijën e saj.
(B. D.: ‘Epoka e re’)