Katër incidente gjatë referendumit në Maqedoni
30 shtator 2018
| 13:56
Nga hapja e votimeve në të gjitha vendvotimet deri në orën 11:45, MPB-ja ka regjistruar katër incidente.
Në shkollën fillore Lazo Angelovski, një 22-vjeçar K.ZH, ka sulmuar zyrtarin policor, ku më pas është privuar nga liria.
Nga ana tjetër një 80-të vjeçar nga fshati Zubovcë në Gostivar është paraqitur se është sulmuar nga 64-vjeçarja S.M., e cila më pas është thirrur në Stacionin Policor.
Kurse në Strugë, në afërsi të shkollës fillore “Vëllezërit Milladinovci” një person ka fotografuar nga ballkoni dhe menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat nga MPB-ja.
Gjithashtu incident është regjistruar edhe në një shkollën fillore në Shtip, ku personi B.O. ka dërguar ushqim në vendvotim dhe ka qenë i fotografuar.