Katër kandidatë në garë për kreun e PD-së

24 maj 2021 | 11:22

Gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike është hapur zyrtarisht.  Kryetari aktual, Lulzim Basha, ndryshe nga zgjedhjet e shkuara do ketë përballë 3 rivalë. Anëtarin e Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhin, e cila është pjesë e grupimit të PD-së si dhe deputetin e Agron Shehaj, i cili është konsideruar si surpriza e këtyre zgjedhjeve.

Kryesia e PD-së ka skualifikuar nga gara 4 kandidatë të panjohur për anëtarësinë bashkë me Ibsen Elezin kandidatë nga radhët e grupit për PD, i cili u penalizua për shkak të qëndrimeve denigruese ndaj partisë.

Lulzim Basha mori besimin e kryesisë drejt rrugëtimit për një mandat të 3 në krye të PD, por për të shmangur konfliktin e interesit ai nuk u bë pjesë e mbledhjes. Gara në selinë blu u bë interesante me kandidimin e deputetit, Agron Shehaj, i cili u bë pjesë e listave të PD me propozim të kryetarit Basha  në 2017.

Edith Harxhi, është e para femër që synon kreun e PD-së. Ndërsa, Fatbardh Kadilli mori mbështetjen  e kolegeve për të qenë kandidat zyrtar.

Përballje  publike do të mungojnë mes kandidatëve edhe në këto zgjedhje. Fushata e 4 kandidatëve do zgjatë 3 javë dhe do jetë e ndarë, por zyra e shtypit e selisë blu ngarkohet për pasqyrimin e aktiviteteve në media.

Udhëzimi për zgjedhjet brenda PD i jep të drejtën kandidatëve të kenë vëzhguesit e tyre në Komisionin Zgjedhor si dhe përfaqësues në çdo dege.

Lista e plotë anëtarësisë e parashikohet të miratohet 5 ditë para zgjedhjeve të 13 qershorit ndërkohë nga kjo e hënë nis zyrtarisht fushata./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të vitit 2020, teksa një koronavirus i ri…