Katër klube italiane në garë për Vojvodën
25 gusht 2020
| 22:25
Mbrojtësi i Standardit dhe Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Mërgim Vojvoda, është në shënjestër e disa klubeve italiane.
Pas Fiorentinës, Lazios dhe Atalantës, garës për mbrojtësin e djathtë i ka hyrë edhe Torino. 25-vjeçari ka kontratë me skuadrën belge deri në vitin 2023, por me gjasë ai në edicionin e ri do të luajë në Serinë A.