Katër klube në garë për Upamecanon
19 shkurt 2020
| 12:23
Dayot Upamecano është një nga lojtarët e rinj më të kërkuar sa i përket repartit të mbrojtjes.
Lojtari i Leipzigut ndiqet nga ekipet më të mira të Evropës, mes të cilave Manchester City, Barcelona, Bayern Muncheni apo Arsenali. Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë 21-vjeçari francez, duke i hapur rrugë një largimi nga gjermanët në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, mbrojtësi është treguar i kujdesshëm, duke deklaruar se për momentin është i përqendruar vetëm te klubi i tij aktual dhe se nuk mendon aspak për afatin kalimtar.
Upamecano u transferua te Leipzigu në janar të vitit 2017 nga austriakët e Salzburgut për shifrën e pesë milionë eurove. Ai ka një kontratë deri në qershor 2021 me klubin nga Bundesliga.