Katër klubet e Grupit B, në garë për kualifikim
Një ndeshje e jashtëzakonshme do të zhvillohet sonte (e mërkurë): Real Madridi në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Monchengladbachut në ndeshjen e fundit të Grupit B.
“Los Blancos” aktualisht renditet i treti në grup pas pesë ndeshjeve, ndërsa Monchengladbachu kryeson grupin. Në garë për kualifikim janë edhe Shakhtar Donetsk dhe Interi. Moskalimi i grupit nga Real Madridi do të ishte edhe fundi i Zinedine Zidanes në krye të kësaj skuadre, por Reali e ka në duart e veta fatin e kualifikimit. “Duam tri pikë dhe të përfundojmë si lider i grupit. Jam i bindur se do të kemi ndeshje të mirë”, ka thënë Zidane. Trajneri francez tutje bëri me dije se nuk është duke menduar për të ardhmen ngaqë vendimi i takon klubit.
“Klubi do të bëj çfarë duhet, nuk mendoj për këtë. Jam duke menduar për ndeshjen e radhës që t’ia dalim mirë dhe t’i marrim tri pikë”, ka deklaruar Zidane. Reali me fitore do të kualifikohet në raundin e ardhshëm, kurse skuadra e dytë në tabelë, Shakhtar, përballet me skuadrën e fundit, Interin. Cilado skuadër që fiton do të kualifikohet. Lajm i mirë për skuadrën e Zidanes është rikthimi i kapitenit Sergio Ramos, kurse mungojnë Eden Hazard dhe Dani Carvajal. Nico Elvedi dhe Tony Jantschke i mungojnë skuadrës gjermane, kurse Ramy Bensebaini është në dyshim.
Grupi A
21:00 Bayern M. – Lokomotiv Moscow
21:00 Salzburg – Atletico Madrid
Tabela
1. Bayern M. 5 13 pikë
2. Atletico M. 5 6
3. Lokomotiv M. 5 4
4. Salzburg 5 3
Grupi B
21:00 Inter – Shakhtar Donetsk
21:00 Real Madrid – B. Moenchengladbach
Tabela
1. B.Moenchengladbach 5 8 pikë
2. Shakhtar D. 5 7
3. Real M. 5 7
4. Inter 5 5
Grupi C
21:00 Manchester City – Marseille
21:00 Olympiacos – Porto
Tabela
1. Manchester City 5 13 pikë
2. Porto 5 10
3. Olympiacos 5 3
4. Marseille 5 3
Grupi D
18:55 Ajax – Atalanta
18:55 Midtjylland – Liverpool
Tabela
1. Liverpool 5 12 pikë
2. Ajax 5 8
3. Atalanta 5 7
4. Midtjylland 5 1
(Epoka e re)