Katër komuna nënshkruajnë Deklaratën për promovim të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve
Në një ceremoni të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), gjatë ditës së sotme, është nënshkruar Deklarata e përbashkët për të promovuar dialogun ndërmjet komuniteteve në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë.
Në këtë ceremoni, në emër të komunës së Skenderajt, deklaratën e ka nënshkruar drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala.
Ndërsa, nga komuna e Mitrovicës, nënshkrimin e saj e ka bërë drejtori i AdministratësHysen Muzliukaj.
Po ashtu, deklaratën e kanë nënshkruar edhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Nënshkruesit janë deklaruar se qëllimi i nënshkrimit ka të bëjë me promovimin e dialogut dhe respektimin ndërmjet komuniteteve në komunat tona po ashtu edhe në tërë Kosovën.