Katër medalje në Shkodër për boksierët e Kosovës

08 maj 2018 | 11:20

Boksierët e Kosovës kanë arritur rezultate të mira në turneun ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2018” në Shkodër, duke fituar katër medalje.

Dy medalje të arta i fituan Patriot Behrami dhe Dielli Vranoci, kurse me medalje të argjendta u stolisën Leotrim Rexhepi dhe Armend Neziri.

Leutrim Rexhepi, që e zhvilloi meçin e parë ndërkombëtar, humbi nga boksieri shqiptar me përvojë të madhe, Ardit Murja, por tregoi boks të mirë dhe cilësor. Ndërsa Patriot Behrami në finale tregoi një mjeshtri të boksit dhe teknikë të përsosur dhe bindshëm 3:0 e mposhti boksierin nga Maqedonia Denis Muaremovski (69 kg).

Boksieri tjetër, Dielli Vranoci, e mposhti shqiptarin Spiridhon Ymeri. Gjatë tre raundeve dominoi kundër kundërshtarit dhe në fund fitoi me rezultat 2-1. Në kategorinë deri 75 kg, Armend Neziri i papërvojë në arenën ndërkombëtare, boksoi kundër boksierit më të mirë të Shqipërisë, Arjon Kajoshit dhe bëri një boks të mirë, por në fund është dashur të pajtohet me humbje. Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ndërkombëtar i AIBA-s, Latif Demolli.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa tashmë e ka siguruar vendin në…