KATËR MESAZHE PËR DIALOGUN

21 prill 2020 | 14:11

Demush Shasha

Dialogu, Serbia, Brukseli, Amerika, Lajcaku…tap, pavarësi energjetike.

Pak shaka, por zhvillimet sikur pavarësia energjetike na shërbejnë për të nxjerr 4 mesazhe për dialogun e fasilituar nga BE-ja.

1. DIALOGU ËSHTË I MIRË. Kosova në vazhdimësi ka përfituar nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve të fasilituar nga BE-ja. Kjo është meritë e BE-së, SHBA-ve dhe negociatorëve tonë që nga viti 2011. Dialogu është akuzuar shpesh se po e dëmton shtetësinë e Kosovës apo po e ruan status-quonë. Nganjëherë këto akuza kanë pas bazë, e shpesh nuk kanë pas. Duhet të jemi kritikë ndaj çdo procesi që ndodh në vendin tonë, përfshirë edhe dialogun. Sidoqoftë, kjo kritikë çdo herë duhet të jetë e arsyeshme.

2. NORMALIZIMI ME SERBINË MERR KOHË. Suksesi i korrur dje, është mbjellë në 2011, ujitur në 2013, e ushqyer në vitin 2015. Mesazhi është se normalizimi me Serbinë do të merr kohë. Pritjet që një ditë do të zgjohemi dhe Serbia është fqinj i mrekullueshëm dhe të gjitha problemet janë të zgjidhura, nuk janë pritjet – janë iluzionet. Jemi dy shtetet fqinje dhe kemi qindra çështje të hapura. Secila më kompleksë se tjetra. Është e natyrshme që do të na duhet kohë. A ka mundur edhe më shpejt me ndodh pavarësimi energjetik i Kosovës? Po, por nuk jetojmë me një mjedis ideal, dhe Serbia nuk është fqinj ideal. Dhe siç po shihet kohëve të fundit – as ne vet nuk jemi ideal.

3. ÇDO HERË ME BE-në dhe ShBA-në – BASHKË. Arritja e djeshme do të kishte qenë e pamundur pa koordinimin e aleatëve të Kosovës. Dje kanë votuar shtetet Evropiane dhe është zgjidhur një çështje Evropiane. Rrjedhimisht asnjë progres, asnjëherë, nuk do të jetë i mundur pa miqtë tonë Evropian, dhe në këtë rast specifik Gjermaninë. Nga ana tjetër, Kosova nuk mund të notoj në ujërat e thella ndërkombëtare. Prandaj, çdo herë duhet të jemi në koordinim me SHBA-të. Në këtë drejtim, çdo tentativë për të përçarë SHBA dhe BE është rrugë qorre politike dhe në dëm të interesit strategjik shtet-ndërtues të Kosovës.

4. NUK E TAKOJ LAJÇAKUN. Zhvillimet sikur pavarësimi energjetik na mësojnë një gjë: nuk ka asgjë personale. Baronesha Ashton, Robert Cooper, Mogherini – kanë qenë negociatorë. Kanë kryer detyrat e veta më vullnetin dhe qëllimet më të mira. Njëjtë do të bëjë edhe Lajçaku. Por asgjë nuk varet nga ta, dhe çdo gjë varet nga ne. Sidoqoftë, edhe në raste kur nuk pajtohemi me BE-në për ndonjë gjë, asnjëherë, dhe asnjë problem, nuk do të zgjidhet duke thënë: nuk e takoj Lajçakun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e…