Katër metra larg njëri-tjetrit, grekët shtrihen në plazh

16 maj 2020 | 11:28

Mijëra grekë dolën në bregdet të shtunën pasi qeveria i rihapi më shumë se 500 plazhe si rezultat i kontrollit të mirë ndaj pandemisë. Turizmi është një degë e rëndësishme e ekonomisë greke.

Për shumë njerëz kjo ishte hera e parë që dilnin në një hapësirë të madhe publike që nga fillimi i lehtësimit të masave në pjesën e parë të këtij muaji.

Hapja e plazheve erdhi pikërisht në kohën kur vendi u përfshi nga vala e parë e vapës. Në Athinë temperatura të shtunën pritet të arrijë në 36 gradë, kurse ata që dëshirojnë të bëjnë plazh do të jenë larg njëri-tjetrit katër metra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 306…