Katër mijë mjekë kanë ikur nga Shqipëria
20 shkurt 2020
| 15:43
Mjekët shqiptarë çdo ditë e më shumë po synojnë vendet e Evropës, ku vendin e parë duket se e mban Gjermania.
Ikja e 4 mijë mjekëve nga Shqipëria ka nisur me liberalizimin e vizave dhe tanimë ata kanë ngritur federatë mjekëve shqiptarë në Evropë, e cila ka bërë një studim se cilët janë arsyet e ikjes së mjekëve tanë.
Një tjetër arsye e ikjes se tyre janë kushtet e vështira në të cilat punojnë mjekët në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Por, për shkak të mungesës së theksuar të mjekëve që është krijuar duket se përveç bonusit tanimë po bëhet gati një paketë për mbështetjen e tyre.
Paga e një mjeku në Gjermani varion nga 4 500 euro deri në 10 000 euro, në varësi të specializimit që ka. / TCh/