Katër ndeshje interesante zhvillohen këtë fundjave në basketbollin vendor
Në fundjavë zhvillohet java e 18-të e “Prince Caffe Superligës”, që gjithnjë e më shumë po bëhet interesante.
Takimi i parë dhe derbi i kësaj xhiro zhvillohet të nesër në mes të Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Ish-kampionët dhe kampionët do të përballen në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante. Therandasit janë në vendin e katërt me dhjetë fitore e shtatë humbje, derisa pejanët në vendin e dytë me 12 fitore me pesë humbje.
Ndeshje shumë e vlefshme është ajo ndërmjet skuadrave prizrenase, Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit, që synojnë të paktën “Play-off”-in në këtë edicion.
Bashkimi është në vendin e gjashtë me gjashtë fitore e 11 humbje, kurse Prizreni në vendin e shtatë me pesë fitore e 12 humbje, andaj ky takim është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat.
Të dielën, Istogu do të ndeshet me Sigal Prishtinën. Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 16 humbje, kurse prishtinasit në vendin e tretë me 11 fitore e gjashtë humbje.
Ndeshja e fundit për këtë xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit. Mitrovicasit janë liderë me 15 fitore e dy humbje, derisa kuqezinjtë renditën të pestit me tetë fitore e nëntë humbje.
“Prince Caffe Superliga” – Java 18:
E shtunë
17:00 Golden Eagle Ylli – Peja
19:00 Bashkimi – Proton Cable Prizreni
E diel
17:00 Istogu – Sigal Prishtina
19:00 Trepça – Vëllaznimi