Katër në çdo dhjetë të rritur në ShBA janë obezë

27 shtator 2024 | 08:51

Mbi 40 për qind e të rriturve në ShBA tani janë obezë, me norma afërsisht të njëjta për burrat dhe gratë, tregojnë të dhënat e reja të qeverisë.

Normat e obezitetit luhateshin me moshën dhe ranë me rritjen e nivelit të arsimit, thuhet në raportin e Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Lajmi i vetëm i mirë: Shkalla e obezitetit të të rriturve nuk ndryshoi midis 2013 dhe 2023, tha një ekip i udhëhequr nga Samuel Emmerich, një epidemiolog në Qendrën Kombëtare për Statistikat Shëndetësore të CDC.

Obeziteti u përcaktua si një Indeks i Masës Trupore (BMI) prej 30 ose më lart.

Ky fenomen ishte më i theksuar te mosha e mesme: 46.4% e të rriturve të moshës 40 deri në 59 vjeç ishin obezë, krahasuar me 35.5% të atyre të moshës 20 deri në 39 vjeç dhe 38.9% të atyre mbi moshën 60 vjeç, zbuloi raporti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komentatori i njohur i futbollit, Dritan Shakohoxha ka reaguar ashpër…