Katër oferta për Giroudin
22 nëntor 2019
| 18:01
Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, ka deklaruar vazhdimisht se nuk është i lumtur në “Stamford Bridge” për shkak të minutave të pakta në fushë dhe se do dëshironte të transferohej në një ekip ku të kishte mundësi të luante më tepër.
Crystal Palace është një prej skuadrave të interesuara për ish-anëtarin e Arsenalit. Megjithatë, paga prej 7 milionë paundësh në sezon, por edhe konkurrenca e madhe nga Interi, Borussia Dortmundi dhe Milani e bëjnë të vështirë realizimin e këtij transferimi.