Katër orë nga fillimi i ndeshjes, ky është mesazhi i presidentit të Ballkanit
Kanë mbetur edhe katër orë deri në fillimin e ndeshjes Ballkani-Shkupi në Ligën e Konferencës, derisa presidenti i kampionëve të Kosovës, Arsim Kabashi u është drejtuar të gjithë sportdashësve me anë të një njoftimi për medie, raporton “Epoka e re”.
Ai ka thënë se kjo ditë do të mbahet mend gjatë nga të gjithë në Kosovë. “Kjo dite e stome do të mbahet mend gjatë për një bashkim të popullit tonë që na duanë nesër në Evropë”, ka shkruar Kabashi në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Kabashit:
Gjenerata e gjenerata prej viteve te largta u munduan, sakrifikuan e dhan gjithcka per ta mbajtur te bashkuar klubin tone, per nje qytet te vogel por me zemer te madhe, vazhduan me endrra e e peripeti te madhe qe te arrijn cdo rezulat te mundshem,
Tani ja ku jemi , jemi ketu ku e gjithe Kosova dhe me gjere e mbajn ne zemer kete emer dhe duan fitore
Ky eshte Ballkani i Kosoves miq te dashur,
Faleminderit te gjitheve qe keni kontribuar deri diten e sotme , faleminderit edhe sot edhe neser qe ky eshte vetem fillimi ,
Faleminderit djemve te arte qe na shpallen Champion dhe sot jemi me keto emocione te pa pershkrueshme .
Kjo dite e stome do te mbahet mend gjat per nje bashkim te popullit tone qe na dojn neser ne Europe
Urime Kosova jone
Na prifte e mbara
Arsim Kabashi