Katër pacientë me Covid dhe 32 me post-Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

14 dhjetor 2021 | 10:22

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-Covid.

Në QKUK nuk ka pacientë me Covid-19 pozitivë, po trajtohen 28 pacientë post-Covid, kurse në spitalet e përgjithshme 4 pacientë si Covid-19 pozitivë dhe 4 të tjerë post-Covid-19.

Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 2 pacientë post-covid
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmet për martesën e Greta Koçit kanë qarkulluar prej muajsh…