Katër persona braktisin vetizolimin dhe ikin për gurbet, ishin me virus
Policia do të ngritë akuza të përshtatshme kundër katër personave nga rajoni i Gostivarit të cilët u larguan nga vendi, ndërsa kanë pasur vendim për vetizolim për shkak të rezultateve pozitive për kovid-19.
Nga SPB Tetovë informojnë se gjatë ditës së djeshme (10.08.2021), gjatë kontrollit të personave që janë në izolim në shtëpi në Gostivar, është përcaktuar se ZB (33) nga Cegrane, pozitiv për Kovid-19, nuk ishte në shtëpi dhe ishte larguar nga vendi.
Gjatë kontrolleve është vërtetuar se H.S. (32) nga fshati Koritë e Gostivarit, i cili kishte test pozitiv për Kovid-19, nuk ishte në shtëpi dhe e ka braktisur shtetin. Nëpunësit e policisë gjithashtu vërtetuan se V.SH. (52) nga i njëjti fshat, pozitiv për Kovid-19, u largua nga vendi dhe A.SH. (22) pozitiv për Kovid-19, e ka braktisur vendin.
Nga SPB Tetovë paralajmërojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës