Katër persona humbin jetën pas përplasjes së helikopterit në Porto
16 dhjetor 2018
| 13:35
Një helikopter mjekësor është përplasur në një zonë malore afër Portos në Portugali, duke lënë të vdekur dy pilotë, një doktor dhe një motër medicinale, njoftojnë autoritetet.
Një operacion kërkim-shpëtimi nisi të shtunën pasdite kur helikopteri u zhduk pasi kishte zbritur në Porto për të lënë një pacient që kishte problem me zemër, raporton “Rel”.
Autoritetet shtuan se rreth orës 1:30 të mëngjesit u gjetën trupat e pajetë të viktimave.
Helikopteri ishte duke u kthyer në bazë kur u përplas si pasojë e motit të ligë.