Katër persona plagosen nga sulmet e delfinëve në plazhin e Japonisë

16 korrik 2023 | 16:56

Katër persona janë plagosur nga sulmet e delfinëve në një plazh në Japoninë qendrore.

Një burrë, rreth të 60-tave, pësoi thyerje të brinjëve dhe kafshime në duar pasi një delfin e përplasi atë disa metra larg plazhit Suishohama në qytetin Mihama, prefektura Fukui, herët të dielën.

Një burrë tjetër, rreth të 40-tave, pësoi lëndime në krah në këtë plazh gjithashtu në mëngjes.

Dy persona të tjerë u plagosën më vonë gjatë ditës, shkruan BBC, Fukui ka regjistruar tani gjashtë sulme të tilla këtë vit, thotë policia lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain ka vendosur, Neymar do të shitet këtë…