Katër persona të lënduar në një vetaksident në rrugën Prishtinë – Pejë

06 prill 2025 | 16:02

Një vetaksident ka ndodhur sot (e diel) rreth orës 13:20 në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Bresje të Fushë Kosovës, ku shoferi ka humbur kontrollin gjatë ngasjes.

Veç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar katër persona.

Rastin për mediet e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.

Hoxha ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë drejtimit të tyre, posaqërisht kur ka lagështi në rrugë.

“Rreth orës 13:20 në rrugën Prishtinë – Pejë, në Bresje është shkaktuar një vetaksident trafiku, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë lëndime kanë marrë katër persona. Njësiti për menaxhim dhe kontroll në autostradë është marrë me rastin dhe qarkullimi është zhvilluar normalisht. Kërkojmë nga drejtuar e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë drejtimit, posaçërisht kujdes të shtuar të aplikohet kur kemi reshje dhe lagështi në rrugë, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore që shpesh po rezultojnë me pasoja të rënda”, ka thënë Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Interit dhe Italisë, Sandro Mazzola, beson se Simone…