Katër persona të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Maqedoninë e Veriut
Katër shtetas bullgarë kanë humbur jetën nga rrëzimi i një aeroplani të vogël në masivin malor “Sollunska Gllava”, afër Makedosnka Kamenicës në pjesën veri-perëndimore të Maqedonisë së Veriut.
Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për çiftin bashkëshortor, Georgi Boshnakov Angelov dhe Kalina Boshnjakova Georgieva dhe dy vajzat e tyre Biljana dhe Gergana, që të gjithë shtetas të Bullgarisë.
Drejtori i Agjencisë së Fluturimeve Civile, Nikollçe Tasevski, ka bërë të ditur se aeroplani i llojit “Cesna P210N”, në orën 16:16 minuta ishte humbur nga sistemi i radarit të kontrollit të fluturimeve ndërsa më pas dy helikopterë të policisë ishin ngritur në kërkim të aeroplanit më ç’rast edhe kanë gjetur mbetjet e tij në rajonin malor, raporton “Rel”.
Aeroplani i vogël ishte nisur nga Ohri drejt Sofjes derisa agjencia e fluturimeve civile nuk kishte regjistruar ndonjë problem Teknik para nisjes. Dyshimet e para për rrëzimin e aeroplanit janë kushtet e këqija atmosferike dhe moti me erë në atë zonë malore.