Katër persona të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Australi

04 qershor 2019 | 15:39

Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri sot në qytetin Darwin, në veri të Australisë.

Sipas policisë, incidenti ndodhi kur një person hapi zjarr në një hotelin Palms.

Rasti ka ndodhur në ora 18:00 sipas kohës lokale dhe policia arrestoi sulmuesin një orë më vonë.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, deklaroi se sulmi nuk ka motive terroriste, shkruan “KP”.

Si rezultat i shtënave kanë mbetur të paktën edhe dy persona të lënduar.

Ndryshe, të shtënat masive në Australi kanë qenë të rralla qëkur vendi rishikoi ligjin për armët në vitin 1996, pas të shtënave në Tasmania që lanë të vdekur 35 vetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër dhembjes dhe maltretimeve që dikur patën nga regjimi serb,…