Katër plumba në drejtim të kryeministrit sllovak, njëri e qëlloi në bark – ka rrezik për jetë
15 maj 2024
| 16:53
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur të mërkurën nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të tij, afër Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova të Sllovakisë.
Njëri nga plumbat ka qëlluar në bark liderin sllovak, i cili aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Bëhet e ditur se në momentin kur është dërguar për operim Fico ka qenë me vetëdije të plotë.
Qeveria sllovake në një njoftim për media tha se shefi i qeverisë sllovake është në rrezik për jetë, si pasojë e plagëve.
Sipas njoftimeve, Fico është dërguar në një spital të Banska Bystrica pasi transportimi në Bratisllavë do të merrte kohë.