Katër premtimet e Kurtit në tubimin në Mitrovicë

01 shkurt 2025 | 23:19

Kryeministri dhe lideri i LV-së, Albin Kurti, ka mbajtur tubim në qytetin e Mitrovicës.

Ai nga ky takim ka dhënë katër premtime.

“Sot kushdo, kurdo mund të shkojë andej Ibrit, të rrijë, të kthehet, të rikthehet për punë, për pushim, për qejf. E sonte nga sheshi i qytetit të Mitrovicës, “Mehë Uka”, zotohemi për: Ndërtimin e spitalit të ri në Mitrovicë dhe gjashtë poliklinikave specialistike në gjashtë komuna; Përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë në pranverë dhe të punimeve në Stadiumin “Adem Jashari” në fillim të vitit të ardhshëm; Themelimin e Fondit të Sigurimeve Shoqërore me të cilin do të mbulohet pagesa për pushimin e lehonisë dhe prindëror si dhe pagesa në rast të humbjes së vendit të punës; Deri në 100 milionë euro buxhet për Listën e Barnave Esenciale dhe për listë të rimbursueshme të barnave jashtëspitalor – që do të bëhet për herë të parë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet, Elmi Reçica ka konfirmuar besimin e qytetarëve…