Katër profesorë të Fakultetit të Arteve nderohen për krijimtari artistike
Katër profesorë të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, të cilët janë laureatë të konkursit kombëtar për realizimin e Himnit të Policisë së Kosovës, janë nderuar për krijimtari artistike me pllakatin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, me ç’rast janë pritur në një takim nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha dhe stafi i tij.
Me pllakate për krijimtari autoriale artistike janë nderuar:
Drinor Zymberi, për kompozimin e Himnit të Policisë së Kosovës
Emin Z. Emini, për shkrimin e Tekstit të Himnit të Policisë së Kosovës,
Valton Beqiri, për kompozimin e Marshit të Policisë së Kosovës dhe,
Edon Ramadani, për dirigjimin e orkestrës në premierën e intonimit të Himnit të Policisë së Kosovës.
Me këtë rast është nderuar edhe tenori Liridon Sadriu për interpretimin e tij në premierën e intonimit të Himnit si dhe instrumentisti Gent Hoxha për kontributin e dhënë në manifestimin jubilar të çerekshekullit të Policisë së Kosovës. /Epoka e re/