Katër pushues kosovarë mbahen peng në garazhin e një banese në Durrës

26 korrik 2023 | 13:23

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku katër pushues nga Kosova janë mbajtur peng në parkimin e një banese.

Të gjithë të rinj, ata kanë dashur të kalojnë disa ditë pushime në plazh, por pronari i një prej banesave ku kërkonin akomodim, së bashku me një person tjetër ia kthyen në makth eksperiencën.

Dritan Kuçaj dhe Nexhmi Xhili, i kanë mbajtur ata peng përreth 45 minuta, me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin në banesë.

Të rinjtë iu drejtuan fillimisht një hoteli në Durrës por në pamundësi për të gjetur dhoma të lira, i janë drejtuar personave që ofrojnë dhoma me qira në banesat e tyre në plazh. Ata kanë shkuar të shohin dhomat në banesën e Kuçajt dhe nuk u kanë pëlqyer kushtet ndaj kanë dashur të largohen në kërkim të një akomodimi tjetër.

Në këto rrethana pronari i dhomave të plazhit ka insistuar që ata të marrin dhomat e tij. Në përpjekje për të siguruar klientelën e shumë dëshiruar dy Durrsakët i mbyllën katër kosovarët.

Në këto kushte njëri prej të rinjve i ka telefonuar policisë mbi ngjarjen e cila ka ndërhyrë menjëherë duke i dhënë fund situatës së shëmtuar në plazhin e madh të Durrësit, në lagjen nr.13.

Kështu shërbimet e policisë vunë në pranga dy autorët, 49-vjeçarin dhe pronarin 48-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banori i “Big Brother Vip 2”, Kris Aliaj, është kërcënuar…