Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

04 shkurt 2025 | 08:41

Policia e Kosovës ka bërë njoftuar për katër raste të dhunës në familje të cilat janë raportuar në organet e rendit. Njëri rast është paraqitur si dhunë në mes dy meshkujve, derisa në tri rastet e tjera dhuna është ushtruar ndaj vajzave/grave.

Rastet e raportuara kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan dhe Prizren.

Prishtinë / 03.02.2025 – 13:00. Pas një mosmarrëveshje mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuarit dhe viktima mashkull kosovar dhe si pasojë kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 01.02.2025 – 18:45. Më 03.02.2025 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka shkuar tek familja e saj ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan / 03.02.2025 – 14:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.

Prizren / 03.02.2025 – 09:35. Është arrestuar i dyshuari shtetas turk për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran…