Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

17 korrik 2023 | 11:37

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi janë raportuar katër raste të dhunës në familje, prej tyre dy raste në Ferizaj, një rast në Kaçanik dhe një rast në Shtime.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj tre persona janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa një person është në kërkim policor.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germaini është duke synuar transferimin e Dusan Vlahoviç, nëse…