Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në rajonin e Prishtinës

03 janar 2024 | 10:04

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit vetëm në rajonin e Prishtinës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy raste janë raportuar në Obliq, një në Prishtinë dhe një në Fushë-Kosovë.

Këto janë rastet:

DHUNË NË FAMILJE

Obiliq 02.01.2024-22:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 09-2022-09-2023. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se nga i dyshuari mashkull kosovar ka pasur dhunë fizike dhe psikike. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.

Obiliq 02.01.2024-19:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime.

Fushë Kosovë 02.01.2024-18:00.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Japoni kanë njoftuar se numri i të vdekurve…