Katër raste të reja me Covid dhe asnjë i vaksinuar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm katër raste të reja me Covid.
Po ashtu, ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore nuk është vaksinuar kundër Covidit asnjë person.
“Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër Covid-19 (për shkak të festës së Bajramit qendrat nuk kanë punuar). Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës. Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 335 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.546. Në total numri i rasteve aktive është 414”, ka njoftuar MSh-ja.