Katër raste të reja me Covid në Kosovë
19 dhjetor 2021
| 15:12
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 oret e fundit janë regjistruar edhe katër raste të reja me Covid-19.
Sipas Msh-së, gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. “Nga 2.368 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.961. Në total numri i rasteve aktive është 312”, është thënë në njoftimi e ministrisë.