Katër rregulla të mediave sociale që çdo sipërmarrës duhet t’i dijë

05 mars 2018 | 21:13

Të shumta janë rastet kur mediat sociale luajnë një rol shumë të rëndësishëm në diferencimin e liderave të suksesshme dhe atyre që janë në hapat e parë drejt suksesit, ndërmjet drejtuesve të korporatave ndërkombëtare dhe pronarëve të bizneseve të vogla.

Më poshtë do të njiheni me katër rregulla të cilat do t’ju ndihmojnë për të rritur ndikimin e strategjive të përdorura në biznesin tuaj:

Krijoni përmbajtje cilësore

Nëse ju doni të lini “gjurmën” tuaj në mediat sociale, një prej gjëra më të rëndësishme që duhen bërë që në fazat fillestare, është që të krijoni një përmbajtje cilësore.

Shpeshherë mendohet se sa më shumë postime të bëhen në rrjetet sociale aq më lexueshmëri apo ndjekje do keni. Por sipas studimeve të fundit ka rezultuar se nëse ju bëni një postim me cilësi të lartë në faqe, atëherë të shumtë do të jenë ata që do t’i rikthehen këtij postimi edhe pas disa kohësh, sepse ju në këtë mënyrë do të krijoni hap pas hapi një përmbajtje cilësore.

Sa më pranë audiencës

Në mediat sociale një element tjetër shumë i rëndësishëm është edhe audienca. Në rrjetin social, vëmendja ndaj audiencës tregohet duke iu përgjigjeni çdo pyetjeje, apo çdo paqartësie të ndjekësve.

Ruani një linjë të caktuar informacioni

Në mediat sociale ju mund të zgjidhni që të keni një përmbajtje përgjithësuese ose sa më specifike, duke ruajtur një linjë të caktuar dhe duke u specializuar në një fushë të caktuar. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm se edhe në rast se zgjidhni njërën ose tjetrën, ju duhet të vazhdoni vetëm atë, sepse ndryshimi i shpeshtë ndikon negativisht tek audienca. Mediat sociale përbëjnë në vetvete një zhurmë të madhe informacioni, prandaj edhe këshillohet që ju të jeni shumë të kujdesshëm në ruajtjen e vetëm një linje informacioni.

Përdorini mediat sociale për të rritur biznesin tuaj

Të gjithë ata sipërmarrës që besojnë se shpenzimi i një kohe të caktuar në rrjetet sociale është tërësisht humbje kohe, të cilën mund ta kishin shpenzuar për të bërë takime të ndryshme biznesi apo për t’u marrë me ndonjë gjë tjetër që për ta është me më shumë rëndësi, gabohen totalisht. Sipas studimeve të fundit,disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm kanë filluar që t’i zhvillojnë mbjedhjet e tyre online, vetëm e vetëm që të keni mundësi për t’i kushtuar sa më shumë kohë mediave sociale. Disa prej ketyr të fundit shprehen se ata mund të hedhin në mediat sociale disa prej përvojave të tyre, që për disa kompani të tjera do të shërbejnë si konsulenca shumë të rëndësishme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flijimi dhe sakrifica e familjes së Adem Jasharit po kujtohet…