Katër shokë me uniformë ushtarake të UÇK-së, bëjnë homazhe në Prekaz

17 shkurt 2024 | 12:30

Të veshur me uniformë të UÇK-së, katër qytetarë kanë bërë homazhe pranë varreve të familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ata treguan për EO arsyen e veshjes me këtë uniformë.

Ata treguan emocionet që i kishin gjatë shpalljes së Pavarësisë, 16 vite më parë.

Mergim Musa, qytetar nga Buroja e Skenderajt, tregoi  arsyen e veshjes me këtë uniformë.

“Jemi në Prekazin legjendar për nder të Pavarësisë së Kosovës. Kemi ardh me festu bashkë me qytetarët. Arsyeja e veshjes me u uniformë është kjo uniformë që sot jemi të lirë kanë dhënë shumë kontribut njerëzit dhe nuk bën me e harru historinë e të kaluarës. Urime krejt shqiptarëve kudo që janë dhe shpresojmë se do të bëhet mirë edhe këtu dhe gjitha të mirat”, tha Musa.

Ndërsa Ymer Mecinaj mërgimtar tha se dëshirë e tij është që të shtrihet sovraniteti në tërë territorin e Kosovës.

Ai tregoi edhe emocionet e tij gjatë shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.

“Kemi ardh për pavarësinë e Kosovës. Urimi jonë jo vetëm por i gjithë shqiptarëve është që të shtrohet sovraniteti në gjithë Republikën e Kosovës. Kosova është mirë ka mujt me qenë shumë ma mirë por shpresojmë se Qeveria e re e çon procesin përpara. Ditën e shpalljes së Pavarësisë e kemi përcjell nga Norvegjia me një gëzim që nuk përshkruhet dhe nuk harrohet. Kemi pasur mysafirë edhe norvegjez që i kanë përcjell manifestimet në atë kohë. Nuk ka më mirë është një kënaqësi e veçantë për krejt shqiptarët. Nuk ka ma mirë”, Mecinaj që tash e sa kohë tha se jeton në Norvegji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha - Të pasurit u pasuruan, të varfërit…