Katër shpërthime me lëndë plasëse brenda javës në Shqipër
17 nëntor 2024
| 14:55
Shpërthimi i sotëm me lëndë plasëse, është i katërti me rradhë gjatë kësaj jave në Shqipëri.
Ky i të dielës cak kishte një objekt që është i përshtatur si studio muzikore. Nuk ka të lënduar nga ngjarja e ndodhur rreth orës 3 e gjysmë, por dëme materiale po.
Ndërsa dy ditë më parë, dy shpërthime me eksploziv u regjistruan në Orikum dhe Tropojë, raporton “A2 CNN”.
Para rasteve të lartcekura, një sasi e lëndës plasëse ishte vendosur pranë një bankomati në Krujë, me qëllimin për ta dëmtuar dhe për të marrë paratë prej tij.