Katër shqiptarë në formacioni e javës në Zvicër
26 nëntor 2018
| 13:27
Futbollistët shqiptar vazhdojnë të shkëlqejnë në kampionatin zviceran. Në formacionin e javës janë plotë katër futbollistë shqiptarë.
Pjesë e këtij formacioni është mbrojtësi Arlind Ajeti, i cili shkelu në ndeshjen që Grasshoppersi e fitoi ndaj ST Gallenit (2-1).
Mesfushori Hekuran Kryeziu shënoi dy gola në barazimin e Zuerich ndaj Xamaxit (3-3).
Bastian Toma po ashtu ishte vendimtar me golin e tij, duke i dhënë fitoren Sionit ndaj Thunit, kurse Shkëlqim Demhasaj ishte protagonist në barazimin 1-1 që Luzern arriti me Bazelin, duke dhënë asistimin në golin e shënuar nga Pascal Schurpf.
/Epoka e re/