Katër skuadra duan finalen e madhe
14 shkurt 2023
| 12:26
Sot (e martë) zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës te femrat. Bashkimi pret Trepçën nga ora 17:00, kurse Prishtina është nikoqire e Penzës nga ora 19:00.
Prizrenaset synojnë të mbrojnë trofeun e fituar vitin e kaluar, ndërsa mitrovicaset do të tentojnë befasi dhe të kualifikohen në finalen e madhe. Prishtina-Penza është përballje më e barabartë dhe më interesante, ku të dy skuadrat duan finalen dhe trofeun e çmuar në basketbollin e Kosovës.
Dy skuadrat fituese përballen mes veti në finale, të dielën në Rahovec në kuadër të Final 8-Kupa e Kosovës.
Vitin e kaluar fitues i Kupës së Kosovës ishte shpallur Bashkimi në Final 8 e organizuar në Pejë.
Orari
Të martë takohen:
17:00 Bashkimi – Trepça
19:00 Prishtina – Penza