Katër skuadra kërkojnë Koulibalyn

04 prill 2019 | 14:08

Kalidoi Koulibaly është futbollisti që ka më shumë merkato në skuadrën e Napolit, me të cilën prej tre sezonesh luan në nivele mjaft të larta dhe është titullar i padiskutueshëm në mbrojtje.

Manchester United, Paris Saint Germain, Juventus dhe Real Madrid janë klubet që po monitorojnë nga afër ecurinë e tij dhe janë gati t’i plotësojnë kërkesat e De Laurentisit.

Bosi napolitan ka refuzuar më herët ofertën prej 80 milionë eurosh për kartonin e Koulibaly, por mund të dorëzohet nëse në arkat e klubit mund të hyjnë më tepër se 100 milionë euro, pasi me këto para do të mund t’i ruante yjet e tjerë të skuadrës, si Lorenzo Insigne apo Piotr Zielinski dhe do të kishte mundësi të investonte në emra të tjerë të rëndësishëm.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e reperit të…