
Katër skuadra ndjekin mbrojtësin e majtë të Fiorentinës
23 prill 2019
| 08:51
Milan, Inter, Roma dhe Paris Saint Germain janë katër skuadrat që kanë kërkuar informacion zyrtar për transferimin e mbrojtësit të Fiorentinës, Cristian Biraghi.
Mbrojtësi i majtë 27-vjeçar kushton rreth 10 milionë euro dhe ka eksperiencën e duhur për të përballuar sfida të mëdha, ndaj shihet si një mundësi e artë që ofron merkatoja.