Katër skuadra për trofeun e Ligës Unike 

13 mars 2025 | 15:14

Pas përfundimit të xhiros së gjashtë në Ligën Unike, janë përcaktuar katër skuadrat që do të luftojnë për titullin e kampionit. Final 4 i Ligës Unike te meshkujt zhvillohet në Kosovë, derisa vendi i zhvillimit të eventit do të vendoset shumë shpejt nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në gjysmëfinale janë kualifikuar tri skuadra nga Kosova dhe një nga Shqipëria. Vëllaznimi, si lider i Grupit A, do të përballet me Golden Eagle Yllin nga Grupi B, ndërkohë, që Sigal Prishtina do të ndeshet me Besëlidhjen. Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen më 26 mars, derisa ndeshja për vendin e tretë dhe finalja më 27 mars.

Më 26 mars takohen: Vëllaznimi-Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina-Besëlidhja, kurse një ditë me vonë takohen ndeshja për vendin e tretë dhe ndeshja finale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brad Pitt duket se e ka lënë pas të shkuarën…