Katër taxhikë vdesin nga zjarri afër Moskës
29 janar 2018
| 13:55
Katër qytetarë taxhikë kanë vdekur, pas një zjarri në një apartament në qytetin Krasnogorsk afër Moskës.
Zëdhënësja e Komitetit të Hetuesisë në Rusi, Olga Vrady, ka thënë se një grua 48 vjeçare dhe nipi i saj gjashtëvjeçar kanë vdekur në vendin e zjarrit, derisa një burrë 48-vjeçar dhe djali i tij 13-vjeçar kanë vdekur në spital.
Vrady ka thënë se nëntë qytetarë me kombësi taxhike ishin duke renovuar apartamentin. Shkaqet e zjarrit janë ende duke u hetuar, ka thënë ajo.