Katër të arrestuar pas sulmit me thikë dje në Prizren

30 dhjetor 2024 | 10:50

Janë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një tentativë vrasjeje që ndodhi të dielën në Prizren, ku tre persona u therën me thikë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 01:40 në rrugën “Remzi Ademaj”, transmeton Klankosovatv.

Katër burra, dyshohet se pas një konflikti fizik sulmuan tre persona të tjerë, të cilët përfunduan me lëndime trupore dhe u dërguan për trajtim mjekësor.

Si provë materiale, policia ka sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur gjatë incidentit.

“Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje  rasti vazhdon të hetohet, thuhet tutje në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 NJOFTIM PUBLIK Në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,…