
Katër të lënduar, edhe një aksident mes trenit dhe një veture në Klinë
20 prill 2025
| 14:45
Edhe një tjetër rast aksidentimi mes trenit dhe një veture ka ndodhur në fshatin Stupë të Klinës këtë të diele, kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 12:35 policia është informuar për një aksident mes trenit dhe një veture në fshatin Stupë të Klinës. Si pasoj e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Dritën Rugova.