Katër të lënduar nga shpërthimi në Fushë Kosovë (Live)

25 maj 2018 | 15:21

Nga shpërthimi që ka ndodhur në një depo të derivateve të naftës në Miradi të Fushë Kosovës, kanë mbetur të lënduar katër persona.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për “Kallxo.com” se njësitet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes sapo e kanë marrë informatën për këtë incident.

“Deri më tani raportohet për katër persona të lënduar”, ka thënë Borovci.

Ai ka theksuar se Policia ka nisur evakuimin e personelit nga rreziku i përhapjes së zjarrit.

https://www.facebook.com/kallxo/videos/1667591169977024/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka…