Katër të mitur rrezikuan të mbyten në plazhin e Kavajës

03 korrik 2022 | 20:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku katër të mitur, të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç, kanë rrezikuar të mbyten këtë mesditë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kavajë, në plazhin pranë Vilë Bashtovës.

Të miturit janë nxjerrë nga deti nga qytetarët dhe janë transportuar në spitalin e Durrësit.

Ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Qendra Klinike Universitarë e Kosovës (QKUK), ka folur mjekja…