Katër të vdekur dhe 118 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

23 qershor 2020 | 16:24

Katër persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut nga pasojat e koronavirusit. Të gjithë viktimat janë nga Shkupi. Më i riu prej tyre është 58-vjeçar, kurse më të vjetrit 73-vjeçar.

Ndërkohë numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut vazhdon të jetë i lartë. Të martën Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 118 raste të reja. Janë testuar 1363 mostra. 55 prej të prekurve janë nga Shkupi e 20 nga Tetova.

Të martën edhe numri i të shëruarve ishte i lartë, 74.

37 qytetarë të Shkupit janë shëruar nga koronavirusi dhe 24 të Tetovës.

Në total, në Maqedoni të Veriut janë konfirmuar 5 311 raste. Janë shëruar 2 048 persona, kanë vdekur 251 persona, kurse raste aktive janë 3 012.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis…