Katër të vdekur dhe 119 të reja me koronavirus në Shqipëri
Katër persona kanë humbur jetën dhe 119 persona të tjerë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Viktimat janë një 67-vjeçare nga Tirana, një 82-vjeçare nga Vlora, një 75-vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjeçar nga Tirana.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat vuanin nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Aktualisht në dy spitalet Covid po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë. /tvklan.al/