Katër të vdekur dhe 12 raste të reja me Covid

10 tetor 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të vdekjes nga Covid-19.

Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe kohore edhe 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

“Nga 2.481 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259.                                                                                                                          Në total numri i rasteve aktive është 1.157”, ka njoftuar ministria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot me fillim nga ora 15:00 do të luhet ndeshja…