Katër të vdekur dhe 159 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

20 shtator 2020 | 16:32

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri brenda 24 orëve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, viktimat janë një 64-vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana:  një 71-vjeçar, një 81-vjeçar dhe një 89-vjeçar.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar të infektuar me Covid 159 persona, nga 844 testime që u kryen në total.

Rastet e reja janë 68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë, nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.

Sipas kësaj ministrie, 52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe republikanët në…