Katër të vdekur dhe 19 të plagosur nga stuhia në Stamboll
Katër person kanë mbetur të vdekur dhe 19 të tjerë të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë pasi një stuhi e fuqishme përfshiu Stambollin të hënën.
Një grua u vra në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi të dhe fëmijën e saj. Fëmija mbijetoi me plagë.
Për shkak të stuhisë që vazhdoi në qytet, varkat u dëmtuan, pemët u shkulën, çatitë u hodhën në erë. Bosfori ishte gjithashtu i mbyllur për kalimet e anijeve.
Stuhia, të cilën zyrtarët e meteorologjisë e kishin paralajmëruar më parë, filloi në Stamboll që nga orët e mëngjesit.
Ndërkohë që në bregdetin e Stambollit u formuan dallgë të larta me efektin e erës, disa qytetarë i fotografuan këto momente, raporton AA, përcjell Demokracia.com.
Sipas informacioneve të marra nga korrespondenti i AA nga zyrtarët e Drejtorisë së Parë Rajonale të Meteorologjisë, Beylikdüzü ishte rajoni me shpejtësinë më të madhe të erës në orë.
Në fushën e radarit Beylikdüzü, shpejtësia e erës u rrit deri në 129 kilometra në orë.
Zyrtarët e meteorologjisë thanë se era pritet të vazhdojë në të gjithë krahinën deri në mbrëmjen e nesërme.