Katër të vdekur dhe 2 110 raste të reja me Covid në Kosovë

18 gusht 2021 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar katër raste të vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408.

Në total numri i rasteve aktive me Covid është 12.159.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Forumit të Gruas së PDK-së dega në Vushtrri,…